Jemi të sigurtë që të gjithë e këni dëgjuar këngën “TTMC”, që u realizua, kushtuar ngjyrave të Shqipërisë. Merks është djaloshi që lindi në Tropojë dhe që prej 20 e disa vitesh jeton në Londër, me familjen. Megjithëse i larguar në një moshë shumë të vogël nga Shqipëria, nëna dhe babai i tij u kujdesën pafundësisht për të kultivuar gjuhën shqipe te djali i tyre. Një gjë të cilën, ashtu si një cikël po e përsërit edhe Merks, te vajzat e veta.
Ndërsa Merks rritej, rritej edhe dëshira e tij për të kënduar, e cila kishte qënë përgjithmonë aty. Kjo sepse djali i një këngëtari, nuk ka sesi të mos e dashurojë muzikën. Kështu ai filloi të këndonte në Londër në disa stacione radiofonike dhe po merrte kështu udhë karriera e tij.
Emri Merks, nuk është në fakt emri i tij i vërtetë. Ky është emri i tij i artit dhe për të gjithë ju që nuk e dini, Merks do të thotë “Sherr”. Është një mënyrë etiketimi në Londër, për ata që hyjnë në konflikte. Artisti ka zgjedhur të mbajë këtë emër me të cilin është prezantuar që herët, duke dëshmuar edhe njëherë besnikërinë që e karakterizon.
Sot, pjesën më të madhe të kohën ai e kalon në studio muzikore, duke punuar dhe inspiruar në çdo moment dhe gjithashtu me familjen. Është babai i dy vajzave të vogla, të cilat mbajnë emra shqiptar dhe për të cilat Merks, mban edhe tattoo në trup. Pika më e fortë dhe njëkohësisht më e dobët e tij janë familja. Tatttoo Merks ka realizuar edhe për muzikën dhe gjithashtu për kombin e tij. Një ndër tattoo më të veçantë është ai i shqiponjës brenda së cilës shkruhet “Tropojë”.
Sot ai thërritet nga menaxherët e ndryshëm sa herë që ka shqiptarë në Londër për të performuar. Shpesh Merks zgjedh t`i bashkohet këtyre eventeve, e disa herë edhe jo. Megjithatë ai vazhdon të punojë fort për projektet e reja dhe do të vijë sërish në bashkëpunim me Brandish, por me një rrymë krejt tjetër, në një stil londinez.
Ja edhe TTMC