Vjollca Haxhiu ka publikuar klipin e saj më të ri, “Sonte”. Përveç vlerave të muzikës dhe tekstit të këngës, ai që të linte një impresion të veçantë ishte edhe klipi. Vjollca erdhi aty si një diva e vërtetë. Mirëpo ju nuk e dini se sa ka vuajtur Vjollca për realizimin e klipit.
Të gjithë e keni parasysh skenën e fillimit, e cila të tërheq që në momentin e parë. E kemi fjalën për skenën e pishinës, në cilën Vjollca është kredhur në të. Për të realizuar këtë skenë, asaj i është dashur të hidhet 5 herë në pishinë. Majde jo vetëm kaq, por i duhej të thahej vetë dhe fustani, dhe të grimohej nga e para. Kështu Vjollca e nisi sezonin veror që herët dhe në një ujë të ftohtë, aspakt të përshtatshëm për t`u kredhur.
Megjithatë sakrificat vlejnë kur në fund del një superprojekt, që tërheq vëmendjen që në sekondat e para.
Shijojeni klipin edhe njëherë, tashmë duke ditur disa detaje ekstra.