Home ShowBiz Më në fund Arbana i bashkohet…
Më në fund Arbana i bashkohet…
0

Më në fund Arbana i bashkohet…

0
0

Arbana Osmani, ishte një ndër të paktat vajza të showbizit, e cila edhe pse me një popullaritet të madh, kishte zgjedhur të mos ishte prezente në facebook. Ka një numër të madh fan pages, në emër të saj, por asnjëra prej tyre deri më sot nuk ishte e saja. Ishin të gjitha faqe të hapura nga fansat dhe nga dëshira e tyre për ta pasur prezente edhe në facebook.
Faktin e të mos qënit prezente në facebook, Arbana e kishte përmendur edhe disa herë publikisht, për të qënë sa më korrekte me fansat e saj dhe për të shmangur keqkuptimet.

Mirëpo diçka ka ndodhur, pasi më në fund ajo ka vendosur të hapë një facebook zyrtar dhe njoftimin e ka dhënë në Instagramin e saj. Nëse ka qënë dikush që e ka bindur, apo është bindur vetë, këtë nuk mund ta themi me siguri. E rëndësishme është që tashmë e gjeni idhullin tuaj edhe në facebook.

Postimi lajmërues:

arbana fb