Home ShowBiz Rozana Radi duhet të punojë më shumë me pompat
Rozana Radi duhet të punojë më shumë me pompat
0

Rozana Radi duhet të punojë më shumë me pompat

0
0

Tashmë të gjithë e njihni, ndiqni dhe shijoni spektaklin YFSF, për çdo të hënë mbrëma. Kështu me siguri edhe dje i keni ndjekur performancat. Dje u imituan disa nga ikonat e muzikës shqiptare, ndër to edhe Sabri Fejzullahu, Vaçe Zela, apo edhe Aurela Gaçe.
Kjo e fundit u soll në skenë nga aktorja, këngëtarja dhe tekstshkruesja Rozana Radi. Sigurisht që performanca e saj ishte e mrekullueshme, por çtha Aurela për të. Dihet që kur të imitojnë është sa argëtuese dhe vlerësuese, aq edhe e sikletshme. Mesa duket Aurela e ka pëlqyer performancën e Rozanës, por me një rezervë. Duke qënë se Rozana realizoi një performancë në të cilën Aurela gati shtrihet përtokë, Aurela ka shkuar: “Mu çmend telefoni, shiko Rozin se po të imiton. Faleminderit Rozi… më ringjalle kujtimet e një kënge shumë të bukur mua e publikut, që e do atë performancë. Me pompat duhet të punosh pak më shumë”.

Ndërkohë Rozana e ka pritur “këshillën” me shumë sportivitet duke ia kthyer: “Unë të falënderoj ty për muzikën e për njeriun që je. Love you. Flm për urimet të gjithëve”.

Postimi i Aurelës:

https://www.instagram.com/p/BEoreSGPk7q/?taken-by=aurelagaceofficial&hl=en
Një pjesë e performancës së Rozanës

https://www.instagram.com/p/BEo4em-wNam/?taken-by=rozana_radi