1. Home
  2. ShowBiz
  3. Cili është togfjalëshi që i shkundte emocionet Sonila Meços?
Cili është togfjalëshi që i shkundte emocionet Sonila Meços?
0

Cili është togfjalëshi që i shkundte emocionet Sonila Meços?

0
0

Sonila Meço ka dalluar gjithmonë për aftësitë e saj oratorike dhe të të shkruarit. Ajo së fundmi ka bërë një status shumë real dhe të ndjeshëm.
Mesa duket vajza e saj Amaris po rritet dhe mbledhjet me prindër kanë filluar. Asaj i është dashur të jetë pjesë e tyre një herë në muaj. Ashtu siç edhe dikur ishte pjesë e tyre, por në një rol tjetër, në atë të fëmijës. Sot asaj i duhet të jetë në rolin e prindit dhe kujton me vetëreflektim ato emocionet që i shkaktonte togfjalëshi “Takimi me prindër”.
Për ta kuptuar më mirë në mënyrën sesi ajo e ka shkruar dhe konceptuar këtë, më poshtë po iu paraqesim statusin e saj të plotë.

Statusi i Sonilës:

Keto kohe po mesohem me togfjaleshin qe kur isha femije mi 'shkundte' mire e mire emocionet: takimi me prinder. Ne kopshtin e Amarisit cdo muaj organizohen takimet me mamat dhe babat e vogelusheve: nje tavoline e vockel me dy karrige te vogla, por solide, ku prinderit qendrojne sy e veshe perballe edukatores. Une ende e perjetoj si takim me Sonilen e vogel qe priste mamin e babin plot emocione se mos ndonje 'incident' me shoket e klases a mesuesen kujdestare kish lene 'mbrese' tek kjo e fundit. Per te mos folur per ndonje note, shpetuar si 'pa dashje' ne njoftimin ditor ne familje😊. Ja qe rrumbullakesia e kesaj bote e jete te sjell ne ate pozicionin perkundrruall kur ti pergjon edhe vibracionin e zerit te edukatores per ndonje 'prapesi' a problem te se vogles tende. Dhe mandej kthehem serish tek Sonila e madhe dhe i besoj asaj vajzes se vogel qe sot eshte bere mami dhe kujton se femijet nxene nga ajo qe ne prinderit jemi e jo thjeshte c'ka u mesojme. Ndaj me te mirat e 'prapesite' tona ai takim me prinder eshte me shume takim me veten e vogel te madhe

A photo posted by Look beneath the surface! (@sonilameco1) on