Home ShowBiz Ja ku nuk është ndjerë mirë Jonida Maliqi
Ja ku nuk është ndjerë mirë Jonida Maliqi
0

Ja ku nuk është ndjerë mirë Jonida Maliqi

0
0

Jonida Maliqi ka qënë e ftuar kohët e fundit në një emision ku ka folur më së shumti për karrierën dhe angazhimet që ka pasur në vitet e fundit.
Ajo ka shprehur me sinqeritet se ka pasur një nga eksperiencat e saj në të cilat nuk është ndjerë mirë.

Jonida përveç këngës, apo edhe trajneres në “The Voice”, ka bërë edhe prezantuesen. Para pak kohësh ka prezantuar spektaklin “Dancing with the stars”, e mesa duket nuk është ndjerë mirë. Në fakt mediet dhe publiku nuk e komentuan si një performancë shumë pozitive, pasi shpesh herë e analizonin dhe gjenin lapsuse në prezantim. Jonida me siguri i ka lexuar dhe dëgjuar komentet e ndryshme dhe ka hequr dorë në mënyrë kategorike nga prezantimi.

Ajo ka pranuar se muzika është fusha e saj, ajo është e shkolluar për të dhe ndaj në muzikë ndihet shumë mirë, kurse si prezantuese nuk është e njëjta gjë. Madje i ka thënë prezantueses përgjatë intervistës “Mos ma kujto”, duke e pasur fjalën për prezantimin.