Home Lifestyle Ja mënyrat për lumturi në çift
Ja mënyrat për lumturi në çift
0

Ja mënyrat për lumturi në çift

0
0

Janë 30 apo 75 vjeç nuk ka shumë rëndësi mosha, mbi të gjitha është e rëndësishme sesi disa çifte qëndrojnë edhe në momente të vështira në lumturi me njëri – tjetrin. Në këtë artikull do ju zbulojmë mënyrat sesi jeta juaj në çift të jetë gjithmonë e qetë dhe në lumturi të plotë me partnerin. Secili prej nesh dëshiron të zbulojë sekretin e kësaj marrëdhënie sepse askush nuk i dëshiron zënkat e aq më tepër largësinë dhe ftohjen e marrëdhënies.
Prandaj ne po ju paraqesim sekretin për lumturi mes personit tuaj të zemrës.

1) Gjeni një kombinim për përshtatje midis njëri – tjetrit
Të jemi realist që gjithkush ka ulje dhe ngritje në marrëdhënien në çift, por më e rëndësishmja që ju duhet të bëni është që të gjeni një komunikim midis njëri – tjetrit sepse thonë që komunikimi është çelësi i suksesit në një mardhënie.

2) Bashkëpunoni të dy për këtë marrëdhënie
Është shumë e rëndësishme gjithashtu që gabimet dhe keqkuptimet që mund të ndodhin mes jush të sqarohen menjëherë sepse nëse nuk është ide e mirë mbajtja e mërive kundrejt partnerit ose partneres sepse kjo gjë çon automatikisht në një zbehje dhe ftohje të kësaj marrëdhënieje.

3) Kaloni më shumë kohë sëbashku
Nuk ka kohë fikse apo standarde për të kaluar kohë me personin e zemrës por ne do ju këshillonim të kalonit më shumë kohë sëbashku nuk do të thotë që të jeni sëbashku në një vend dhe secili të jetë duke u marrë me gjërat e tij por koha që duhet të kaloni nënkupton që ju duhet të lini totalisht gjithçka që keni dhe thjesht të rrini bashkë.

4) Bëni aktivitete ose punë të ndryshme
Një tjetër mënyrë për një marrëdhënie absolutisht të fortë është edhe puna ose disa aktivitete jo të përbashkëta me njërit – tjetrin. Kjo do të thotë ndarja e eksperiencave dhe ideve të ndryshme nënkupton një komunikim të fortë.

5) Mos kërkoni asnjëherë që partneri / ja juaj të ndryshoj
Një veprim totalisht i gabuar do të ishte ky sepse nuk mundesh kurrsesi të ndryshosh asgjë tek personi juaj i zemrës nëse ju e dashuroni atë, nënkupton që ju jeni dashuruar me atë çka ai është. Prandaj duhet të bëni kujdes në kërkesat që mund të keni!

6) Jo gjithçka mund të zgjidhet
Është shumë e vështirë të pranoni faktin që diçka në jetë mund të mos ketë zgjidhje por ju duhet edhe të bindeni ndonjëherë që jo gjithçka e ka një zgjidhje. Prandaj është e vështirë por ne ju sugjerojmë të mos humbisni kohë në gjetjen zgjidhje të diçka që mund të jetë e pazgjidhshme.

7) Sinqeriteti është çelsi i suksesit
Ç’do person dëshiron që në një marrëdhënie gjithçka të jëtë në mënyrë të drejtë dhe të sinqertë. Nëse nuk do dëshironit që marrëdhënia juaj të ndërpritet apo diçka të kriset midis jush atëherë tregohuni të sinqertë kundrejt partnerit sepse është kjo arma e vetme që gjithkush dëshiron. Çelsi për lumturinë në çift është pikërisht sinqeriteti.

8) Respektoni parnetin/ren tuaj
Gjithashtu jo më pak e rëndësishmja është edhe rrespekti që keni kundrejt partnerit. Nëse do të dini vërtetë të vlerësoni një personi por mbi të gjitha ta respektoni atë për njeriun që është atëherë marrëdhënia juaj nuk do këtë ndonjëherë krizë sepse mos harroni që një marrëdhënie përbëhet nga dy persona dhe që kjo marrëdhënie të jetë e suksesshme dhe me harmoni duhet që të dy personat të bashkëpunojnë dhe mbi të gjitha të përshtaten me njëri – tjetrin.

Burimi: http://psychcentral.com/lib/the-10-secrets-of-happy-couples/

Burimi i fotos: © Scott Webb https://www.pexels.com/photo/man-couple-love-woman-139199/