Home ShowBiz Kush është aktori më i mirë në “Portokalli” për Gaz Pajën?
Kush është aktori më i mirë në “Portokalli” për Gaz Pajën?
0

Kush është aktori më i mirë në “Portokalli” për Gaz Pajën?

0
0

Gaz Paja i ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin” ka folur me sinqeritet dhe humor për shumë çështje të rëndësishme si përsa i përket profesionit, ashtu edhe jetës private. Ermali ndër të tjera i ka drejtuar edhe pyetje të cilat nga shumë artistë mund të konsiderohen si të sikletshme, por Gazi i është përgjigjur atyre me shumë çiltërsi dhe sportivitet.

Pyetjes se kush është aktori më i mirë në “Portokalli”, Gazi duke dalë jashtë pritshmërive të Ermalit, i është përgjigjur pa hezituar, Rezart Veleshnja. Rezarti është aktori që ndër të tjera, njihet më së shumti për rolin e tij të “Betim Spërdhimës”.

Përgjigja e menjëhershme e Gazit, duket se e ka befasuar paksa Ermalin, jo me emrin e Rezartit, por sepse ka pritur atë përgjigjen tipike, klishe: “Të gjithë janë shumë të mirë dhe nuk mund t`i ndaj”.

Gazi ka ditur të jetë i drejtpërdrejtë!

Ja edhe intervista e tij e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=wmcPfyBHMtg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wmcPfyBHMtg