Ylli Baka dhe Cekja në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kanë zgjedhur një institucion për të dhënë koncert dhe për të argëtuar të miturit që janë në kontakt me ligjin. Ata kanë qënë në Institucionin e Riedukimit në Kavajë dhe i kanë dhënë të tjera ngjyra kësaj dite, të fëmijëve, që ndodhen aty.
Fëmijët që nuk janë në një Institucion e kanë pasur sot mundësinë që të festojnë në mënyrat e tyre dhe në formën që prindërit i kanë ofruar, ndërsa kjo kategori e fëmijëve që janë në kontakt me ligjin do ta kishin të pamundur të dilnin nga institucioni dhe të vraponin për të festuar. Kështu për ta ka menduar Ylli Baka dhe Cekja, duke ua zbukuruar ditën.
Postimi i Yllit:
https://www.facebook.com/54075147560/posts/10153820265937561Link: https://www.facebook.com/54075147560/posts/10153820265937561
Burimi i fotos së Cekes: Vizion Plus