Home ShowBiz Inva Mula do të jetë juri në programin e ri televiziv?
Inva Mula do të jetë juri në programin e ri televiziv?
0

Inva Mula do të jetë juri në programin e ri televiziv?

0
0

Programi “Tu si que vales”, e ka paralajmëruar nisjen e tij, për në sezonin e ri, prej kohësh. Kanë qënë të shumtë artistët dhe moderatorët që në atë kohë, postuan lajmërimin për audicionet e tij. Ndërsa nisur nga postimi i Amit në atë kohë aluduam se mund të ishte ajo prezantuesja, tashmë një tjetër foto, na ka intriguar.
Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka postuar një foto në të cilën ndodhet në një lokal me producenten e “Tu si que vales”, Holta Dulakun dhe Inva Mulën. Sigurisht që Iliri ka qënë shumë herë juri në spektaklet e “Dancing with the stars” dhe ndoshta mund të jetë sërish në rolin e jurisë edhe këtë herë, po Inva Mula? Mos vallë edhe ajo do të jetë juri, në zbulimin e talenteve të reja?

inva