Shqiptarët i duan festat. Pak rëndësi ka për ta se çfarë feste është, apo detaje të historikut të saj, e rëndësishme është, që është festë, e të gjithë festojnë. Ne jemi një popull që i duam festat, gëzimet dhe të mbledhurin me miqtë e takimet. Pikërisht për festat e mënyrën se si ato organizohen ka kënduar këtë herë artisti simpatik Nehat Istrefi në këngën e tij “Party in Albania”. Për të gjithë kuriozët dhe të apasionuarit pas festave, e për të gjithë ata që do të festojnë këtë vit, himni i festave do të vijë shumë shpejt.
Me një muzikë ritmike, festat do të bëhen më të bukura dhe më të gëzueshme. E se çfarë realisht ndodh në “Party in Albania”, këtë do ta mësoni vetëm kur të publikohet hiti më i ri i Nehat Istrefit!
Projekti është realizuar nga “Ejona Event”, në bashkëpunim me “ProVideo” dhe do të vijë së shpejti në “ArkivaShqip”.
Disa foto nga xhirimet: