0
0
Meda do të publikojë sot, më në fund projektin e shumëpritur “Kot e ke”. Me një tekst të shkruar nga Arsim Bunjaku dhe muzikë të punuar nga Virusi, do të vijë sot kënga e dashurisë dhe xhelozisë. Producent i këtij projekti është “Emra Com”.
Në këtë këngë Meda do t`i këndojë vajzës që do e që xhelozon më kot për të. Ndaj edhe më parë e kemi quajtur këtë këngë, këngën e dashurisë xheloze.
Minutat po i numëroni mbrapsht tashmë, sepse i preferuari juaj po vjen pranë jush përmes “Kot e ke”.