0
0
Jo vetëm muzika dhe teksti, por edhe klipi është i rëndësishëm në një projekt muzikor. Madje kur muzikës dhe tekstit të bukur, i jepet edhe një figurë tërheqëse kjo e bën projektin më interesant. Labinot Rexha, Marsel Ademi dhe Loni, i kanë përfunduar xhirimet e klipit për këngën “Sytë e tu”. Xhirimet janë realizuar midis Ksamilit dhe Gjenevës dhe do të jetë një mrekulli ky klip. I kontaktuar nga Arkiva News, Labinoti zbuloi edhe një detaj interesant në lidhje me këtë projekt. Në këtë këngë do të ketë edhe një pjesë të kënduar në frengjisht dhe ajo që synohet nga artistët është edhe tregu i huaj.
Surprizë do të jetë ky projekt, që do të pasohet më pas me një tjetër midis Labinotit, Lonit dhe Kallashit.
Burimi i fotos: Edita Sokoli