Home Lifestyle Gjërat më praktike që femrat duhet të mësojnë
Gjërat më praktike që femrat duhet të mësojnë
0

Gjërat më praktike që femrat duhet të mësojnë

0
0

Një femër është e zonja të mësojë shumë e shumë gjëra edhe pse nuk janë të profilit të saj vetëm nëse ekziston dëshira e madhe nga ana e saj për të mësuar. Ajo duhet të mësojë edhe disa gjëra që janë të profileve mashkullore, pse jo edhe nëse ato nuk e kanë mashkullin e tyre pranë dhe u ndodh diçka të dinë si të menaxhojnë çështjen.
Më poshtë po ju listojmë disa gjëra specifike dhe të rëndësishme që femrat duhet të mësojnë.

1) Femrat duhet të mësojnë të ndryshojnë gomat e makinave

Nëse jeni në një udhëtim dhe nuk po udhëtoni me të dashurin apo burrin tuaj dhe për fatin tuaj të keq ju bie goma dhe duhet ta ndryshoni atë. Në vend që të bëni postobllok dhe të ndaloni meshkuj të tjerë për t`ju ndihmuar është një ide mjaft e mirë që ju të mësoni të ndryshoni gomën dhe gjithashtu edhe ndonjë gjë të vogël nga makinat. Kur meshkujt munden pse femrat jo?!

2) Femrat duhet të mësojnë të gatuajnë
Edhe pse gatimi apo kuzhina është një pjesë që i përket në shumicën e kohës femrave, ka shumë prej tyre që nuk dinë të gatuajnë. Prandaj me patjetër që një femër duhet të mësojë të gatuaj jo vetëm përsa i përket anës ekonomike që të ngrënit në shtëpi është më mirë sesa jashtë por ndjesia që familja juaj po hanë nga duart e tua është shumë i madh. Pastaj kot nuk i thonë asaj shprehjes që dashuria fillon nga stomaku.

3) Femrat duhet të mësojnë të thonë “JO”
Femrat njihen për natyrën e brishtë dhe për qetësinë që i karakterizon. Ato gjithmonë përpiqen që në ç’do marrëdhënie si atë me një mashkull apo shoqërinë por edhe familjen, përpiqen të japin maksimumin dhe shumë rrallë e dëgjon fjalën “jo” në fjalorin e një femre. Kjo në shumicën e rasteve nuk është një gjë shumë e mirë prandaj femra ju duhet të mësoni të thoni dhe jo.

4) Të mësojnë sesi të negociojnë
Pse njihen vetëm meshkujt për frymën e bashkëpunimit apo të suksesit? Edhe femrat janë po aq të zonja sa ata por femrat kanë natyrën e tyre të brishtësisë dhe mendojnë se jo ç’do gjë mund ta arrijnë. Prandaj ne ju këshilllojmë që të filloni dhe të keni më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit dhe të negocioni sa më shumë. Është shumë e rëndësishme që zëri juaj të dëgjohet dhe vlerat e femrave të vihen gjithmonë në pah.

5) Duhet të mësoni gjithashtu sesi të investoni
Duhet të pranojmë që shumica e meshkujve janë ata që marrin më shumë në jetë iniciativa për të investuar për jetën e tyre sepse femrat gjithmonë janë stepur për të bërë këtë hap. Prandaj një ide shumë e mirë është që të filloni të investoni për jetën tuaj dhe të mos ngurroheni nga asgjë.

Burimi: http://www.tellyouall.com/5-practical-things-a-lady-should-learn/

Burimi i fotos: © Craig Dennis https://www.pexels.com/photo/black-and-white-girl-whitespace-jacket-106567/