Home Lifestyle Ky është shtrati i parë në botë, kundër tërmetit!
Ky është shtrati i parë në botë, kundër tërmetit!
0

Ky është shtrati i parë në botë, kundër tërmetit!

0
0

Ai duket si një krevat i zakonshëm, por në rast të një tërmeti nuk ka vend më të sigurtë. Ajo që bën ky krevat në rast tërmeti, do t`ju lërë pa fjalë.
Një nga frikërat më të mëdha për ata që jetojnë në zonat sizmike, është se ai jo vetëm ndodh, por ndodh edhe gjatë natës, ndërsa të gjithë janë duke fjetur. Kur flini jeni më pak vigjilentë e për rrjedhojë më të prekshëm, por me këtë shtrat, si një bunker nuk ka vend më të sigurtë. Kur bie një tërmet një nga rreziqet më të mëdhaja është fakti se mund t`ju bjerë në kokë diçka nga tavani.

Për këtë ka menduar projektuesi kinez Wang Wenxi, duke siguruar mbrojtje për të gjithë ata që e përdorin. Tani ju mund të qëndroni të sigurtë se nëse flini gjatë një tërmeti, Wang Wenxi ka projektuar krevatin e parë të sigurtë kundër tij. Krevati është i përbërë nga një strukturë e lartë, mbi të cilin shtrihet një dyshek. Struktura është pak a shumë si një kasafortë, ose si një bunker dhe kur tërmeti tund gjithçka, dysheku sëbashku me personin në të futen automatikisht brenda në kuti. Krevati është mjaftueshëm i madh për të mos u ndjerë shumë të shtypur brenda.

Shtrati është projektuar për të mbajtur brenda gjithçka, në rastin e një tërmeti, ujë, ushqim, maska gazi, kutinë e ndihmës së parë, fikëse zjarri dhe gjithçka që ju duhet në raste të fatkeqësive natyrore. Kur tërmeti godet tokën, mekanizmi i krevatit vjen në veprim.

Krevati është ende një prototip dhe nuk janë përcaktuar detaje specifike të tij si për shembull, nuk është përcaktuar nëse kutia do të hapet nga brenda dhe nga jashtë njëkohësisht. Nuk është përcaktuar gjithashtu nëse do të ketë një dalje emergjence në rast se ndonjë gur mund të pengojë daljen kryesore. Në një intervistë në vitin 2010 krijuesi i këtij krevati ka thënë se ka pasur shumë humbje nga pasojat e tërmeteve dhe se gjëja më e mirë që mund të bëhej ishte të krijohej diçka për të reduktuar rrezikun. Ndërkohë të gjithë ata që ende nuk mund të përballojnë një shtëpi ose bunker strehim anti – atomike, kjo mund të ishte zgjedhja e duhur.

Videon sesi funksionon e gjeni këtu: http://youmedia.fanpage.it/video/ah/V5Dn0OSwOtBENfw0

Burimi i lajmit dhe fotos: http://youmedia.fanpage.it/video/ah/V5Dn0OSwOtBENfw0