Home Lifestyle Dëshironi të mësoni më shumë rreth kësaj marrëdhënieje?!
Dëshironi të mësoni më shumë rreth kësaj marrëdhënieje?!
0

Dëshironi të mësoni më shumë rreth kësaj marrëdhënieje?!

0
0

Marrëdhenia midis nënës dhe vajzës është sa komplekse edhe e ndryshme. Disa nëna dhe vajza janë shoqe shumë të mira me njëra – tjetrën. Disa prej tyre shikohen rrallë, disa jetojnë në qytete dhe vende të ndryshme me njëra-tjetrën. Disa kanë rregulla të vendosura me njëra-tjetrën. Disa kanë konflikte. Disa kanë një bashkëbisedim shumë të mirë. Disa të tjera kanë marrëdhenie me ulje dhe ngritje. Prandaj për të mësuar më shumë dhe për të pasur një marrëdhenie perfekte midis jush duhet të lexoni mëposhtë.

1) Bëni lëvizjen e parë
Mos prisni që personi tjetër të bëjë lëvizjen e para, por veproni ju në fillim. Mendoni sesi e keni këtë marrëdhënie dhe sesi ta ndryshoni.

2) Ndryshoni diçka tek vetja juaj
Mënyra më e mirë për të bërë që kjo marrëdhënie të jetë e fortë duhet që të ndryshoni disa gjëra në veten tuaj në mënyrë që të përshtateni më mirë me njëra-tjetrën. Mendoni sikur po kërceni dhe nëse një person ndryshon hapat e kërcimit në mënyrë të padiskutueshme që edhe kërcimi do të ndryshojë totalisht.

3) Komunikimi
Komunikimi është arma më e fortë midis nënës dhe vajzës. Në shumicën e kohës mund që të dyja palët mendojnë që të rrinë të mbyllura me mendimin se personi tjetër nuk do e kupton sepse bëhet fjalë për dy breza krejtësisht të kundërt, por është mendim i gabuar sepse sa më shumë të hapeni dhe të komunikoni me njëra-tjetrën aq më shumë do forcohet kjo marrëdhënie.

4) Bëhuni aktive në dëgjim
Dëgjimi aktiv është kur ju reflektoni pas asaj që po ju thotë personi tjetër. Prandaj mundohuni që në biseda të bashkëveproni me njëra-tjetrën dhe të dëgjoni njëra-tjetrën.

5) Vendos veten tënde në vend të saj
Shumë e rëndësishme gjithashtu është edhe kjo pjesë që të dy palët të vendosin veten në vend të tjetrës. Pra nëse vajza ka kërkesa atëherë e ëma duhet të mendoj për kohën që ka qënë vetë e re dhe sesi ka vepruar por edhe e kundërta që nëse nëna nuk ju lejon për diçka atëherë edhe ju duhet të reflektoni mbi të ardhmen tuaj kur të bëheni vetë nënë dhe të mendoni sikurse ajo.

Burimi: http://psychcentral.com/lib/15-insights-on-improving-mother-daughter-relationships/

Burimi i fotos: By Peter van der Sluijs – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=18926677