Home Lifestyle 7 shenjat që tregojnë se ai të do
7 shenjat që tregojnë se ai të do
0

7 shenjat që tregojnë se ai të do

0
0

Të dalësh me një djalë është e thjeshtë, por çfarë vjen më pas? Po sikur ai të mos jetë duke të të pëlqyer, në masën që ti e pëlqen? Disa djem i shprehin ndjenjat lehtësisht, por disa të tjerë është e vështirë t`i deshifrosh. Këtu janë 7 shenjat që tregojnë se ai të do vërtetë! Nëse i shikoni këto shenja të jeni të sigurta se ai ju do për gjithë jetën!

1. Ai ju trajton mirë
Kur ai ndjen dashuri interesohet edhe për ndjenjat, dëshirat dhe nevojat e tua. Ai do t`i trajtojë ato në mënyrë të barabartë me të vetat. Ai do të kujdeset për ty dhe do të jetë gjatë gjithë kohësh, duke kërkuar mënyrat për të të bërë të ndihesh më mirë. Madje nuk do të kujdeset vetëm për ty, por edhe për familjarët dhe miqtë e tu. Shkurt do t`ju trajtojë me respekt dhe do të jetë i kuptueshëm.

2. Ai do të shpenzojë kohë me ju
Ai do të bëj çdo sakrificë vetëm për të të takuar dhe për të kaluar kohë me ju. Madje ju do të jeni prioriteti i tij.

3. Ti do të jesh prioriteti i tij
Nuk ka rëndësi se si do të jetë situata, ti do të jesh gjithmonë prioriteti i tij. Ai do të marrë mendimin dhe opinionin tuaj për çdo gjë.

4. Ai do të të mbrojë dhe ndihmojë
Nëse përpara se të dalësh vetëm, ose me shokë e telefononi për t`i treguar destinacionin dhe atij do t`i pëlqejë që e telefonuat, është një shenjë e mirë. Kjo tregon se je e rëndësishme për të dhe se atij i intereson që të jesh e sigurtë.

5. Ai do ta tregojë dashurinë për ty edhe përpara të tjerëve
Kur një djalë është i dashuruar, ai nuk e ka problem shprehjen e dashurisë në publik, si për shembull të të mbajë për dore, të të hedhë dorën në qafë, ose thjesht të të përqafojë.

6. Do të të vërë në dijeni për situatat e tij
Do të flasë rreth situata dhe problemeve të tij në mënyrë konstante. Jo të gjithë djemtë e bëjnë këtë dhe ndaj nëse i juaji e bën këtë, thjesht ji mirënjohëse, që e bën.

7. Ai të respekton pavarësisht të gjithave
Kur ai të do do të të trajtojë me shumë respekt. Do të të japë hapërsirat që të duhen, pavarësisht gjithçkaje.

Asnjëherë mos e gjykoni një djalë nga fjalët, por nga sjellja dhe veprimet. Megjithatë edhe nëse i zbuloni këto shenja te i dashuri juaj, ose jo, nuk do të thotë që ai nuk ju do. Sigurisht që gjithçka nis me besimin dhe shoqërinë dhe më pas vijnë të tjerat. Jeta është shumë e shkurtër për të pasur pendesa, ose mëdyshje, ndaj në vend që të lexosh këto shenja në këtë artikull, përse nuk shkon ta pyesësh, nëse të do apo jo?

Burimi: http://www.worldofwedding.com/watsinvogue/26/7+sure+shot+signs+he+loves+you

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-blur-bouquet-boy-236287/