Home Lifestyle 6 mënyrat për të pasur një shok në punë
6 mënyrat për të pasur një shok në punë
0

6 mënyrat për të pasur një shok në punë

0
0

Ne shpenzojmë një kohë të gjatë në punë, kështu që gjeni zgjidhjen se si të jeni të krijoni një marrëdhënie të tillë, që të keni një jetë të lumtur. Sigurisht që disa njerëz janë “Ok” me të qëndruarin vetëm në zyrën e tyre. Por pjesa tjetër e jona nuk mund të mbyllet çdo ditë, duke qëndruar vetëm.
Ne shpenzojmë 1/3 e jetës në punë. Kështu është e nevojshme që të shkëmbejmë pëshpërima, biseda dhe të qeshura përreth kompjuterëve.

1. Thuaji “Përshëndetje” atyre
Mos bjerë pre e sjelljes së të ulurit në tavolinën tënde, e të mos folurin për gjithë ditën. Të mos flasësh do të thotë të mos i krijosh mundësi kolegëve të të njohim dhe të humbasësh shansin për të zënë miq të rinj.

2. Kërko ndihmë kur ke nevojë
Kjo mund të hapë rrugën e komunikimit dhe të tregojë një anë tjetër tënden. Përmes kësaj të tjerët mund t`ju pëlqejnë edhe më shumë.

3. Hani drekë me njerëz të ndryshëm
Do ta konsiderosh veten në një market ku duhet të zgjedhësh shokët.

4. Ji dikush me të cilin do doje të kalojë kohë
Puna nuk është gjithmonë vendi më i mrekullueshëm, shpesh edhe mund të mërzitesh dhe s`ka problem, thjesht, mos e bëj zakon!

5. Ndiq eventet e punës
Dihet se është e mërzitshme që pas punës të ndjekësh aktivitetet e saj, sepse mezi prisni të shkoni në shtëpi. Nëse dëshironi të shkoni në shtëpi, shkoni, por një pjesë e mirë e shoqërisë krijohet pas orarit të punës dhe pikërisht në këto takime dhe organizime pas pune.

6. Mos u përfshini në thashetheme
Thashethemi është një mënyrë për ta nisur e zgjatur bisedën. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të hyrë në një grup, por nuk është forma e një shoqërie të shëndetshme.

Burimi: http://www.tellyouall.com/18158-2/

Burimi i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/adult-book-business-cactus-297755/