0
0
Ka nisur puna për çeljen e sezonit televiziv. Një nga një po zbulohen edhe surprizat për publikun. Puna dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve ka nisur edhe për spektaklin e kërcimit të drejtuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu “Dance with me”. Konkurrenti i rradhës do të jetë Xum Allushi, humoristi i njohur. Ai pak kohë më parë ishte edhe aktor në klipin e sjellë nga Noizy dhe Elgit Doda “Pa mu”. Përveç gjithë situatave interesante dhe argëtimin që ofron ky format, një tjetër përfitim është edhe rënia nga pesha. Përse jo Xum Allushi mund ta “shfrytëzojë” edhe për këtë.
Mezi presim humorin e tij!
Xum te klipi “Pa mu”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=FsDy-NL1Hng
Burimi i fotos: Tv Klan