Home Lifestyle Si të qëndrojmë të motivuar gjatë orarit të punës?
Si të qëndrojmë të motivuar gjatë orarit të punës?
0

Si të qëndrojmë të motivuar gjatë orarit të punës?

0
0

Të punosh të njëjtën punë çdo ditë ndoshta nuk do të jeni gjithmonë të motivuar çdo mëngjes por mos u shqetesoni kjo i ndodh pothuajse të gjithëve. Motivimi është një pjesë ku shumica e personave e praktikojnë shpesh edhe pse jo vetëm për punë. Në këtë artikull ne do ju paraqesim disa prej iniciativave që ju duhet të ndërmerrni dhe pasi t’i realizoni ato do të kuptoni që motivimi juaj në punë do të rritet çdo ditë e më shumë.

1) Vendosni rolin që keni në punë
Çfarë ju bëni zakonisht? Ndonjëherë duke menduar me të vërtet për atë që ju me të vërtet kjo do ju ndihmoj që të mendoni me të vërtet mbi rolin tuaj në punë dhe kjo është një nga mënyrat e motivimit. Gjithmonë mendoni se për çfarë po punoni dhe kush është puna që ju bëni.

2) Vendosni aftësitë tuaja
Nëse mendoni se puna juaj nuk ju duket edhe shumë interesante atëherë ne po ju prezantojmë mënyrën sesi ju të mendoni të kundërtën. Për shembull nëse ju dashuroni që të shkruani atëherë veproni në këtë mënyrë: merrni një letër dhe vendosni aftësitë tuaja të rradhitura njëra pas tjetrës.

3) Fokusohuni tek arsyeja e vërtet se pse ju po punoni
Të mendosh gjithmonë negativisht mbi punën kjo padiskutim që do ju sjelli gjithmonë vetëm gjëra negative sepse ju nuk do jeni asnjëherë të përqëndruar në punë dhe kjo ka për të çuar në mosbërje me korrektësi të punës tuaj. Ju sugjerojmë që të bëni një listë vetëm me gjërat pozitive për të cilat ju po punoni dhe sa herë që të çoni mëndjen në gjërat negative ju sugjerojmë t’i hidhni një sy listës.

4) Organizoni punën tuaj
Mos e sforconi veten që të ri-motivoheni çdo mëngjes. Vendosni disa qëllime duke organizuar punën tuaj gjatë ditës sepse duke e pasur çdo gjë të organizuar dhe të programuar mendja juaj do qëndrojë më e qetë gjatë ditës dhe nuk do mundet t’ju zëri paniku në momentin e fundit të mos kryerjes së disa proceseve.

5) Qëndro larg orës
Është mënyra më e gabuar nëse vështroni orën tuaj çdo 5 minuta pasi çdo gjë që do të bëni do ju duket shumë e gjatë. Prandaj mënyra më e mirë është duke larguar të gjithë orat që mund të keni pranë vendit të punës dhe kjo është një nga mënyrat e motivimit.

6) Qëndroni pozitive
Gjithashtu edhe gjendja juaj emocionale ndikon në motivimin e punës prandaj në mënyrë që ju çdo ditë të ndiheni të motivuar duhet të qëndroni gjithmonë në sensin e humorit sa më pozitiv.

7) Vendosni oraret e pushimit të përshtatshme
Një mënyrë shumë e rëndësishme për të qënë e motivuar në punë është organizimi i pushimeve që mund të bëni gjatë orareve të punës. Ne ju sugjerojmë që koha perfekte është në çdo tre orë të bëhet një pushim prej 5 ose 10 minutësh.

Burimi: http://www.wikihow.com/Be-Motivated-at-Work

Burimi i fotos: By Chris McKenna – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=34502783