Salsano Rrapi e ka konsideruar veten me fat dhe ka pasur të drejtë. Ditën e djeshme ai ka qënë shoqëruesi i tre zonjave dhe i është dashur të bëjë shoferin për to. Në makinë me të ndodheshin dy Artistet e Popullit, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli. Të treja zonjat aktore, e sigurisht Salsano është ndjerë me fat.
“Jo të gjithë kanë fatin të bëjnë foto në makinë, me të mrekullueshmet, Margarita Xhepa & Tinka Kurti…”, ka shkruar ai. Erjona ndërkohë zbulon përmes një komenti, një tjetër detaj, duke shtuar: “Edhe duke kënduar”.
Një ngjarje e veçantë do të mbetet kjo përgjithmonë për Salsanon dhe Erjonën!
Postimi i tij:
https://www.instagram.com/p/BKQ1bFFDw1m/?taken-by=salsanorrapiLink: https://www.instagram.com/p/BKQ1bFFDw1m/?taken-by=salsanorrapi
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BPQsEehDTui/?taken-by=salsanorrapi&hl=en