0
0
Valentino Mitaj po vazhdon me publikimet e bujshme dhe e fundit është një këngë e publikuar ende pa klip. Megjithatë kjo nuk e ka penguar të arrijë shumë klikime dhe pëlqyeshmëri në pak kohë. Një baladë romantike, i ka dhënë Valentinos suksesin e merituar. Ai i ka kënduar këtë herë një dashurie zhgënjyese dhe zëri i tij ka ardhur i ëmbël, i ngrohtë e mjaft prekës.
“Ani po ta fal,
ani po ta fal
zemrën teme pa asnjë pishman,
e di pa ty unë gjallë nuk jam…”
Këto fjalë janë vetëm një pjesë e tekstit emocionues, për më shumë shijoni e rishijoni “Po ta fal”: