1. Home
  2. ShowBiz
  3. Fiori Dardha ‘shpërthen’ – I drejton letër portaleve online!
Fiori Dardha ‘shpërthen’ – I drejton letër portaleve online!
0

Fiori Dardha ‘shpërthen’ – I drejton letër portaleve online!

0
0

Fiori Dardha ka shkruar një ‘letër’ interesante për portalet online. Ajo ka shkruar gjatë, por me shumë saktësi dhe vërtetësi, në gjithçka që ka shkruar. Ideja e letrës është e thjeshtë. Ekzistojnë disa personazhe publik, shumë aktiv në rrjete sociale, që ndajnë thuajse çdo gjë me ndjekësit dhe në intervista shprehen të pakënaqur rreth portaleve dhe faktit se privatësia e tyre, cënohet dhe sulmohet. Ndaj Fiori i drejtohet portaleve, për t’i lënë në hije këta personazhe, për vetëm pak ditë, e më pas do të shikojnë dëshirën e madhe të tyre për të qënë sërish pjesë e lajmeve.

Kjo është ideja e saj, por vlen të lexohet ashtu siç ajo e ka shkruar:

Te dashura portale online! A mundeni t'i denoni me mosperfillje (qofte edhe per pak kohe), te mos ndertoni asnje lajm e te mos publikoni asgje per keta personazhet publik qe ankohen shume e shfryjne pafund per median online, se medemek persekutohen, humbasin lirine, u cenohet privatesia e u demtohet reputacioni? Do ta shihni pastaj se si nuk do lene gur pa levizur, foto pa publikuar e statuse pa bere, vetem e vetem qe t'i ktheni ne lajm. Pa kete lloj vemendjeje nuk je ne treg dhe kete gje personazhet publike e dijne shume mire. Nuk prodhon askush aq shume art ne kete vend, sa te jete ne qender te vemendjes e te prodhoje lajm vetem me punen e talentin e tij. Ai personazh publik qe kerkon privatesi absolute, nuk publikon neper rrjete sociale gjera personale, nuk provokon. Askush nuk ta prek privatesine, nese nuk u jep material. Nuk ka VIP-a aq te medhenj ne Shqiperi, sa t'u vihesh pas, t'u hysh dhunshem ne hapesirat private, vetem e vetem per te shkrepur nje foto. Ne "VIP-at" i kemi ne lagje, zihemi per pompen e ujit me ta. 😃😃😃 Te gjithe te etur per vemendje! Te gjithe "ankohen"!

A photo posted by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Link: https://www.instagram.com/p/BKixZpFA_4_/?taken-by=fioridardha