Home ShowBiz Rovena Dilo mërzitet me Rudina Magjistarin – Debatojnë publikisht në emision
Rovena Dilo mërzitet me Rudina Magjistarin – Debatojnë publikisht në emision
0

Rovena Dilo mërzitet me Rudina Magjistarin – Debatojnë publikisht në emision

0
0

Rovena Dilo ka qënë një prej të ftuarave në emisionin më të ri nga Rudina Magjistari “Rudina”. Në nisje të intervistës, Rudina e ka pyetur Rovenën rreth disa thashethemeve që kanë qarkulluar, mbi atë dhe partnerin e saj në kërcim në “Dancing with the stars”. Rovena duket se nuk e ka pritur mirë këtë pyetje dhe është mërzitur jo vetëm me portalet që e kanë lakuar emrin e saj, por edhe me vetë Rudinën që e pyeti rreth kësaj çështjeje. “Mua nuk më pëlqen që po nis biseda në këtë mënyrë, sepse mendova se do niste me gjëra më reale sesa kjo”, është përgjigjur Rovena, e cila edhe pasi Rudina është përpjekur ta justifikojë pyetjen dhe të marrë një përgjigje konkrete, ka vazhduar të flasë rreth portaleve. Debati ka vazhduar për disa minuta me tone paksa të ashpra dhe më pas Rudina është dorëzuar, duke e kaluar drejtuar bisedën me shkathtësi në një tjetër drejtim.

Intervista nis në minutën e 09.00:

https://www.youtube.com/watch?v=Q4nPUMBWvho

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q4nPUMBWvho

Burimi i fotos: Klan Tv