0
0
“Pallati 176” është një ndër komeditë më të ndjera, më nostalgjike dhe më të dashura. Batutat e njëpasnjëshme si dhe artistët brilant që luajtën në të, bënë histori në teatrin shqiptar. Nëse do të duhej të veçonin se cili prej personazheve ishte më karizmatiku, do të ishte e vështirë të bënim dallime. Përpos të madhit Roland Trebicka, në rolin e Jovan Bregut, apo të madhes Violeta Manushi, në rolin e teto Ritës edhe artistët e tjerë nuk mbeteshin prapa. Fredi i luajtur nga Gëzim Rudi, ishte një tjetër personazh, jo vetëm simpatik, por edhe inteligjent e karizmatik.
Kanë kaluar 31 vite nga shfaqja e premierës së asaj kohe dhe Fredi, sot duket kështu: