Home Lifestyle Si të dukeni të bukura edhe pas lindjes së fëmijës
Si të dukeni të bukura edhe pas lindjes së fëmijës
0

Si të dukeni të bukura edhe pas lindjes së fëmijës

0
0

Jeni bërë mama dhe e gjithë dita juaj mbushet me përkujdesin e bebit tuaj. Lindja e fëmijës është shumë e rëndësishme në jetë, por femra mos harroni që edhe ju duhet të keni një pamje të bukur pasi të bëheni nëna.
Ne do ju mësojmë disa truke që për disa minuta të dukeni të bukura dhe natyrale, sepse edhe mbajtja në formë e trupit tuaj është po ashtu e rëndësishme.

1) Kujdesuni për duart dhe thonjtë
Kurimi i duarve edhe pse duket një kujdes jo parësor është shumë i rëndësishëm. Prandaj sidomos në periudhën e dimrit duhet që të lyeni duart sa më shumë me krem rigjenerues pasi dihet që dita juaj kalon më shumë me duart në ujë dhe kjo nga i ftohti çon në plasjen e mishit.
Një tjetër jo më pak e rëndësishme janë thonjtë, mos mendoni që jeni bërë nëna dhe nuk duhet të kujdeseni për thonjtë tuaj. Nuk është aspak keq edhe sikur ju t’i mbani të rregullt dhe të lyer me manikyr gjithmonë.

2) Ngjyrat e lyerjes së buzëve
Një tjetër tipar nga fytyra e rëndësishme dhe që bie shumë në sy janë buzët. Prandaj ju këshillojmë që në periudha të verës të përdorni ngjyrat sa më të çelura, kurse përsa i përket dimrit gjithmonë ato ngjyra të errëta.
Duhet gjithashtu të përdorni lapsin në mënyrë që të nënvizoni dhe të nxirrni në pah formën tuaj të buzëve.

3) Fokusohuni në sytë tuaj
Një tipar shumë i rëndësishëm janë sytë tuaj, prandaj ju duhet të përdorni nuancat që i përshtaten sa më shumë syrit tuaj dhe që shkojnë me mimikën tuaj në mënyrë që të ju nxjerrin bukurinë tuaj në pah por edhe thjeshtësinë.

4) Kurimi i fytyrës tuaj
Kurimi i fytyrës është gjëja më e rëndësishme në mirëmbajtje dhe në truket për një fytyrë të shëndetshme. Këshilla jonë eshtë që gjithmonë të përdorni kremra bimorë dhe të mos luani shumë në ngjyrat e make up në mënyrë që gjithmonë të përshtaten me ngjyrën e lëkurës tuaj.

Burimi: http://www.parents.com/parenting/moms/beauty/time-saving-beauty-tips-from-top-mom-bloggers/

Burimi i fotos: © Nikolay Osmachko https://www.pexels.com/photo/crescent-moon-and-cloud-wind-chimes-235243/