Midis punës dhe familjes nuk ekziston kurrë një ndarje, prandaj shumica e femrave e kanë shumë të vështirë sesi të balancojnë këto 2 gjëra kaq të rëndësishme në jetën e tyre.
Familja është gjëja më e shtrenjtë për çdokënd, por ama edhe puna shkon paralele me këtë gjë pasi feedback i saj janë të ardhurat për të mbajtur këtë familje sa më mirë përpos kënaqësisë që mund të ndjeni nga puna që bëni. Por për të arritur një balanc midis të dyjave ne do ju japim këshillat me të vyera në këtë artikull.
1) Kërkoni një dado sa më të kualifikuar për fëmijët tuaj
Personi që do të kujdeset për fëmijën apo fëmijët tuaj është shumë i rëndësishëm sesa e afërt është që ta kryej këtë detyrë me sukses. Prandaj për të qënë sa më të sigurtë kur largoheni nga shtëpia dhe për të mos e mbajtur mendjen tek ta mundohuni të gjeni një person të kualifikuar dhe që ta bëjë sa më mirë këtë detyrë.
2) Krijoni dhe organizoni një kalendar familjarë
Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të krijoni këtë kalendar ku secili pjesëtar i familjes të shënojë prioritetet dhe aktivitetet e javës.
3) Komunikoni me punëdhënësit tuaj
Nëse keni një punë e cila nuk ju lë shumë hapësirë që të mund të kaloni kohë edhe me familjen tuaj atëherë zgjidhja më e mirë është që të krijoni një plan sugjerimi dhe të flisni me personat që ju kanë punësuar.
Të sugjeroni alternativa që të jenë të leverdisshme si për punën tuaj ashtu edhe për familjen.
4) Qëndroni në kontakt gjatë ditës
Shumë e rëndësishme gjithshtu është që të qëndroni në kontakt gjatë gjithë ditës me fëmijën ose fëmijët tuaj. Mund të bisedoni në telefon apo edhe me kamera nëse ju jepet mundësia në mënyrë që edhe ata të mos e ndjejnë shumë mungesën tuaj.
5) Limitoni gjërat e tjera
Duhet të dini edhe diçka që me të vërtet ju do të ju duhet te mbani edhe shoqërinë apo edhe të bëni diçka tjetër por ne ju sugjerojmë që të eleminoni telefonatat e gjata me shoqet ose takimet jo shumë të rëndësishme. Çdo gjë tjetër mundohuni ta bëni kur fëmijët tuaj të jenë duke fjetur.
6) Krijoni aktivitete speciale familjare
Të kaloni kohë me familjen tuaj është shumë më shumë e rëndësishme, prandaj sa herë që ju gjeni mundësi për të qëndruar sëbashku ju rekomandojmë që të bëni gjëra të reja gjithmonë. Krijoni aktivitete dhe mundësi të veçanta argëtimi që fëmijët tuaj ta mbajnë mend kohën që kaloni bashkë.
7) Kaloni kohë me partnerin tuaj
Përpos kalimit të kohës të gjithë bashkë si familje, një gjë që gjithmonë nuk duhet anashkaluar është koha që ju duhet të kaloni vetëm për vetëm me partnerin tuaj. Pas ardhjes në jetë të fëmijëve po ashtu e rëndësishme mbetet marrëdhënia midis jush prandaj mos e lini pas dore partnerin por mundohuni të gjeni hapësirë edhe për të.
Burimi: http://www.parents.com/parenting/work/life-balance/moms-balance-work-family/?slideId=45721
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/high-angle-view-of-workplace-306533/