Jul Deda ka uruar sot vëllain e tij të vetëm në ditën e lindjes. Kjo datë shënon ndoshta edhe më të lumturën për Julin, pasi ka marrë dhuratën më të bukur të fëmijërisë, vëllain. Juli i ka dedikuar një status të gjatë Marios, ku teksa nis të përlotesh, si gjithmonë Juli e prish magjinë. Nuk mund të qëndrojë një artist pa bërë humor, as në situata serioze.
“Sa shpejt kalojnë vitet. Gjatë këtyre viteve kanë ndryshuar shumë gjëra, por i vetmi veprim që nuk ka ndryshuar edhe sot që jemi me mjekër, është që unë vazhdoj t’i ‘vjedh’ patatet e skuqura nga pjata jote kur ti nuk e ke mendjen. U bëfsh 100 vjeç vëllaçko. Zoti e bekoftë familjen tënde të bukur. Të du fort, artist.”, shkruajti Juli. A ekziston ndonjë motër, apo vëlla, që nuk vjedhë patatet nga motra, apo vëllai?
Postimi i Julit:
https://www.instagram.com/p/BLLEezhDVJo/?hl=en