Prej kohësh kanë nisur aludimet se miqësia midis Kanye West dhe Jay Z nuk ekziston. Ekspertët e gjuhës së trupit kanë dhënë për “Hollywood Life”, opinionin e tyre, pas një analize që i kanë bërë disa fotove dhe qëndrimit të Kanye dhe Jay Z. Ata kanë arritur në përfundimin se nga fotot duket sikur Jay Z e injoron totalisht praninë e Kanye West e madje as qe e vë re ekzistencën e këtij të fundit. Ndërkohë që Kanye duket i nervozuar dhe kjo kuptohet nga dora që ka vendosur përpara fytyrës. Ata nuk janë as miq të ngushtë pasi në foto mes tyre është një tjetër burrë.
Po Kim dhe Beyonce? Beyonce i ka kthyer shpinën Kimit thonë ekspertët dhe kjo justifikon edhe përse nuk e vizitoi Kimin pas sulmit që ajo pësoi.
Burimi i lajmit: http://hollywoodlife.com/2016/10/21/are-jay-z-kanye-west-still-friends-friendship-non-existent-body-language/
Burimi i fotos së Kim: https://www.instagram.com/p/BK_UDmEjTsO/?taken-by=kimkardashian&hl=en
Burimi i fotos së Beyonce: https://www.instagram.com/p/BMfibuZhs51/?taken-by=beyonce&hl=en