Disa ditë më parë është realizuar një projekt interesant i titulluar “Rozi dhe Kopshti Magjik”. Mesazhi që transmetohej përmes këtij teatri ishte i qartë, duke u përpjekur të arrihej edukimi i fëmijëve, për të konsumuar frutat dhe perimet.
Ndërkohë që një tjetër pozitivitet i këtij projekti ishte edhe fakti se këta fëmijë u ushtruan të aktronin dhe morën mësimet e para në këtë fushë. Fëmijët dhe Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ishin gjithashtu të ftuar në emisionin e Rudinës. Pavarësisht se ajo nuk i prezantoi si të tillë, një pjesë e madhe e fëmijëve vinin nga familje artistësh.
Në fund të fundit arti është edhe në gen. Nëse këta fëmijë do të dëshirojnë të ndjekin rrugën e bukur të aktrimit, dyert për ta do të jenë të hapura.
Aleksandër është djali i Saimir Kodrës
Aron është djali i Nora Gegës dhe Ministrit Blendi Klosi
Daniel është djali i Gent Zenelajt
Noha është vajza e Drejtorit aktual të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli dhe aktores Adelina Muça
Roan është djali i çiftit të balerinëve Enada dhe Gerd Vaso
Stina është vajza e dy aktorëve dhe regjisorëve Eni Jani dhe Genc Fuga
Kaq mundëm të identifikonim, por sigurisht mund të ketë shumë fëmijë të artistëve tanë!
Intervista te “Rudina”:
Link: https://youtu.be/Xj5yEf6Wif8?t=6m
Burimi i fotos: Klan Tv