0
0
Blero ka ‘dalluar’ disa herë për gabimet e vogla që ka bërë teksa është përpjekur të shkruajë në gjuhë të huaja. Ai ka bërë disa gabime si kur është përpjekur të shkruajë në anglisht, ashtu edhe në gjermanisht. Megjithatë dëshira e mirë për të mësuar dhe provuar të shprehesh në gjuhë të huaj i ka justifikuar këto gabime. Ajo që nuk tolerohet lehtësisht është gabimi edhe në gjuhën shqipe. Ka postuar një foto, në të cilën ka shkruar: “Hmmmmm e martja relaksuse”. Përveç faktit se e ‘marta’, nuk shkruhet e ‘martja’, një tjetër gabim qëndron edhe në fjalën tjetër. ‘Relaksuese’, e shkruar nga Blero ‘relaksuse’ kërkon edhe një ‘e’.
Nejse në fund të fundit e rëndësishme është që e marta ka qënë relaksuese për të!
Postimi i Bleros: