0
0
Ervin Gonxhi ka nisur turneun e jashtëzakonshëm. Performancat e tij janë duke zbukuruar mbrëmjet e shumë njerëzve. Një ndër shtetet ku më së shumti po performon Ervini është Zvicra dhe specifikisht lokali “Rinia Dancing”. I kontaktuar nga “ArkivaNews” artisti shprehet se shqiptarët e Kosovës janë më së shumti frekuentues dhe dëgjues të mirë të muzikës së tij, në këtë turne. Performancat, ashtu siç u ka hije festave realizohen gjatë mbrëmjeve dhe ndaj axhenda e Ervinit ka qënë e ngjeshur gjatë këtyre ditëve.
Për të marrë një copëz kënaqësie nga këto performanca dhe qëndrimit të Ervinit në turne, ju prezantojmë videon dhe fotot më poshtë: