Te inspiruar pas Hirushes, shikoni sesi duket sot këpuca e saj e dizenjuar në kohën moderne
“Një ëndërr është një dëshirë që zemra jote dëshiron”, nëse flasim për këpucët e Hirushes atëherë kjo është një ëndërr e bërë realitet. Për shumë vite me radhë shumë femra kanë pasur dëshirën që të mbajnë një palë këpucë prej xhami si të Hirushes dhe tashmë ka ardhur kjo ditë.
Një nga markat më të dëgjuara ka bërë realitet ëndrrën e çdo vajze në këtë ditë, pra tashmë secila vajzë duke veshur këto këpucë do e ndjejë veten sikur ka qënë vetë Hirushja.
Firma që ka dizanjuar këto lloje këpucësh ka nxjerrë në treg 15 lloje të ndryshme të kësaj përbërje pra duke filluar nga këpucët me taka të larta për mbrëmje të veçanta deri tek këpucët e sheshta të cilat janë si në përralla.
Gjithashtu ato kanë një dizanj mjaft të veçantë në të cilën ju do të ndjeheni si një princeshë e Disney. Nëse dëshironi për t’i pasur një palë të tilla atëherë ju informojmë që një pjesë e tyre gjenden tashmë në internet.
Të gjithë femrat do të dëshironin të kishin një palë të tilla për të provuar ndjesinë e të qenurit një princeshë e Disney.
E vetmja gjë që mund të themi është që personi i cili ka themeluar këtë sipërmarje të rëndësishme ka bërë një punë perfekte sepse jo çdokujt do t’i kishte shkuar në mendje të dizenjonte këpucët e një përralle të ndjekur vite më parë.
Burimi i lajmit dhe foto të këpucës: http://www.gosocial.co/cinderella-inspired-shoes-disney-dream-come-true/
Burimi i fotos: © Caitlyn Wilson https://www.pexels.com/photo/person-wearing-black-and-brown-high-heel-booties-129866/