Home Lifestyle 5 gjërat që vrasin marrëdhënien në çift – Mos i praktoni, ose hiqni menjëherë dorë prej tyre
5 gjërat që vrasin marrëdhënien në çift – Mos i praktoni, ose hiqni menjëherë dorë prej tyre
0

5 gjërat që vrasin marrëdhënien në çift – Mos i praktoni, ose hiqni menjëherë dorë prej tyre

0
0

Të jemi të sinqertë, sado marrëdhënie të fortë të keni me partnerin tuaj padiskutim që do të përjetoni edhe sfida herë pas here. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet janë thjesht fakte të jetës së përditshme, që ndodhin në çdo marrëdhënie, por nëse doni që marrëdhënia juaj të jetë e shëndetshme thjesht reduktojini ato.
Në këtë artikull do ju zbulojmë 5 nga mosmarrëveshjet më të shpeshta që u ndodh çifteve dhe ju këshillojmë që nëse jeni pjesë e tyre të hiqni dorë menjëherë.

1) Nuk duhet të prisni asnjëherë të parët që personi i zemrës tuaj të jetë gjithmonë i dashur me ju, pra bëjeni edhe ju ndonjëherë hapin të parët.
2) Lini pas të kaluarën tuaj dhe forconi dashurinë për njëri – tjetrin me besim dhe respekt.
3) Qëndroni gjithmonë të arsyeshëm ndaj partnerit dhe mos mendoni vetëm për veten tuaj, pra vendoseni edhe atë ndonjëherë në plan të parë të vëmendjes, sepse edhe nevojat e tij janë shumë të rëndësishme.
4) Fëmijët janë fruti i dashurisë që ju keni për njëri- tjetrin, por mos u fiksoni pas fëmijëve tuaj edhe patneri/ja ka nevojë për ndihmën dhe kujdesin tuaj.
5) Bëhuni një me njëri-tjetrin dhe diskutoni që të dy, për të gjitha çështjet e rëndësishme që keni. Mos e lini pas dore njeriun e zemrës tuaj, por bëheni pjesë të çështjeve tuaja edhe atë.

Besojmë që këto këshilla janë mëse të vlefshme, për një marrëdhënie të shëndetshme. Prandaj dhuro sa më shumë dashuri dhe respekt në këtë botë, sepse janë të vetmet gjëra që nuk kushtojnë.

Burimi: http://www.yourtango.com/experts/david-schroeder/5-relationship-problems-all-couples-face

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/bench-sea-sunny-man-717/