Home ShowBiz Shqiptarët e Kosovës mërziten me ‘Portokallinë’?
Shqiptarët e Kosovës mërziten me ‘Portokallinë’?
0

Shqiptarët e Kosovës mërziten me ‘Portokallinë’?

0
0

Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë ndjekëse të programeve të realizuara në të dyja vendet. “Portokallia” është edhe një nga programet më të dashura të humorit, që ka një popullaritet të madh edhe në Kosovë. Megjithatë diçka i ka mërzitur shqiptarët e Kosovës, ose më mirë disa media. Pjesë e një humori thumbues ka qenë një këngë e kënduar nga korri i “Portokallisë”, që fliste për tematikën e kombit shqiptar. Pikërisht kjo këngë është keqkuptuar nga disa media, duke e quajtur fyese për shqiptarët e Kosovës, këngën, që në fakt ironizon thellësisht të gjithë ata që bëjnë një diferencim midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Gjithçka është keqkuptuar, me shumë siguri, pasi nëse e dëgjon me vëmendje e kupton drejt.

Video në fjalë:

https://www.youtube.com/watch?v=vMEJRWDV7RA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vMEJRWDV7RA

Burimi i fotos: Top Channel