Olta Boka është një ndër artistet më të suksesshme. Jo vetëm performon live përgjatë gjithë kohës për publikun e saj, por ajo ka qenë edhe një ndër përfaqësueset më të denja të Shqipërisë në Eurovizion. Pavarësisht punës gjatë gjithë jetës dhe përkushtimit në muzikë, talenti i trashëguar ka qenë një ndër kontribuesit në suksesin e Oltës.
Jo vetëm vëllai i saj, por edhe i ati është një këngëtar i mirënjohur. Ai këndon këngë të Shqipërisë së Mesme, kryesisht të Tiranës. Teksa e shikon në skenë, Olta shkruan: “Kur të shoh në skenë më duket vetja akoma vogëlushe. Ajo që lavdërohej me sukseset e tua! Por sot sa nuk më pushon zemra! Zotëria në të djathtë është im atë sëbashku me kolegun e tij të pandashëm. ‘Tironci me zonin e omël’ që ëmbëlson jetët tona! Shyqyr që kam një pjesë tënden të trashëguar!”
Postimi i saj:
https://www.instagram.com/p/BM2JjmujXhL/?taken-by=oltabokaofficial&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BM2JjmujXhL/?taken-by=oltabokaofficial&hl=en