Ergi Dini humbi jetën tri ditë më parë, në një aksident me motor dhe kjo ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme trazoi zemrat e shumë njerëzve. Homazheve për Ergin iu bashkuan njerëz publikë e jopublikë dhe miq të familjes e sidomos Barbanës, motrës së Ergit, dedikuan mesazhe ngushëllimi.
Një ndër mesazhet emocionuese ishte edhe ai i Rozana Radit. Ajo është jo vetëm një artiste me zemër të madhe, por edhe një artiste në të shkruar. Përmes fjalëve të mëposhtme ajo ngushëlloi Barbanën, kolegen e saj dhe motrën e Ergit gjithashtu.
“Barbana e shtrenjtë! E di mirë që sot po mban në lëkurë peshën e vetmisë të Ergit tënd të dashur! Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër. Vëre dorën në zemër, sepse aty askush nuk mund ta largojë Ergin nga ty portretin e tij, vështrimin e tij!
Në zemër është vendi më i sigurt. Është vendi ku ai ka lindur! Sepse një vëlla përpara se të vi në jetë ka qenë në zemrën tënde të motrës, të babit, nënës.
Dhe do të qëndrojë aty edhe pse fluturoi shumë shpejt lart. E di që do ta shohësh atë qiell me zili sepse të ka marrë vëllanë tënd të vetëm. Por ti mos e largo dorën nga zemra, sepse Ergi është aty e do të jetë gjithmonë”, shkruan Rozana.