Të jesh i mirë në shtrat nuk është aspak e vështirë, por një gjë që duhet të dini djema është fakti që nuk duhet të mendoni gjithmonë vetëm për dëshirat e juaja, kushtojini vëmendje edhe dëshirave të femrës që keni në shtrat.
Sipas disa studimeve të kryera egzistojnë gabime nga të dyja palët gjatë një akti seksual por sot më shumë do të fokusohemi në gabimet që bën një mashkull. Prandaj për të mësuar më shumë rreth këtyre gabimeve ju sugjerojmë ti hidhni një sy artikullit.
1) Nuk jeni shumë pasionant
Gjëja të cilën femrat e kanë më shumë dëshirë është që gjatë aktit të ketë shumë përkëdheli dhe puthje të ëmbla dhe të zjarrta të cilën shumë pak meshkuj e praktikojnë këtë gjë.
Pra djema kini kujdes në këtë aspekt dhe mos u mundoni të bëni këtë gjatë sa më shpejt të jetë e mundur.
2) Hamendësime të gabuara mbi dëshirat e femrave
Vetëm se ju djema jeni të kënaqur apo jeni duke e shijuar në maksimum atë moment nuk do të thotë që edhe femra që ju keni në shtrat po ndjen të njëjtën gjë.
Prandaj është shumë e rëndësishme të arrini të njihni personin që keni në shtrat që dëshira dhe kënaqësia në këtë aspekt të jetë nga të dyja anët dhe jo vetëm për ju.
3) Ironizoni fantazitë e femrave
Meshkujt dini që gratë kanë fantazi dhe po ti lejoni që ato të realizojnë fantazitë e tyre do ju bëjnë ju që të prekni qiellin e shtatë. Prandaj do bënit mirë që të mos ironizoni fantazitë e tyre.
4) Higjena
Për femrat është shumë e rëndësishme higjena vetjake, prandaj meshkujt mos e neglizhoni këtë fakt por jini më shumë të kujdesshëm me higjenën tuaj.
5) Jeni gjithmonë të parashikueshëm
Një tjetër gabim i meshkujve në shtrat është sepse janë gjithmonë të parashikueshëm në gjërat që bëjnë, pra në çdo akt me ta përsëriten gjithmonë të njëjtat gjëra.
Femrat gjithmonë kërkojnë gjëra të reja dhe duan që ç’do herë që janë në shtrat të eksplorojnë gjëra të reja dhe të mbajnë gjithmonë situatën sa më pasionante prandaj meshkuj hiqni dorë nga gjërat rutinë.
6) Nuk jeni dominues
Nuk ka asgjë të keqe që të merrni situatën në kontroll kur jeni në shtrat dhe të jeni ju ai që udhëhiqni, shumica e femrave adhurojnë meshkuj të cilët kanë fantazi dhe janë ata dominues gjithmonë.
Burimi: http://stylecaster.com/sex-mistakes-men-make-in-bed/
Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/coffee-cup-mug-bed-6562/