Erion Isai është duke shijuar ndoshta fazën më të ëmbël të jetës. Ai sapo është bërë babai i një vajze, emri i së cilës, pati një bujë mediatike, për shkak të rëndësisë që ka për çdo qenië, ajri. Ajo u quajt Ajër. Momentet e lumtura në jetë e bëjnë njeriun edhe më romantik edhe më të ndjeshëm, ndaj në ditëlindjen e bashkëshortes, Erioni ka disa fjalë për të.
“E bukura jonë Ajlin! Sot e kemi ditën më të rëndësishme të familjes. Ke lindur ti, ti që na bëre tre, na bëre familje. Ti që kujdesesh për ne, për çdo gjë, e që nuk lodhesh kurrë! Ne të duam, të dashurojmë. E falenderojmë Zotin që të kemi ty! Të kemi zemër: Ajër dhe Eri!”, shkroi Erioni.
Bashkëshortja e tij duhet të jetë vërtetë me fat!
Postimi me dashuri:
https://www.instagram.com/p/BNaWX78BBUA/?taken-by=erion_isaiLink: https://www.instagram.com/p/BNaWX78BBUA/?taken-by=erion_isai