“Pallati 176” është vepra që ka thyer rekord e vazhdon ta mbajë këtë rekord përsa i përket numrit të shfaqjeve. Ajo u vu në skenë 500 herë dhe thuajse çdo njeri e di përmendësh tekstin e kësaj shfaqjeje. Tematikat në programe të ndryshme përsa i përket këtij teatri nuk kanë munguar. Në fokus e ka sjellë edhe programi “Thurje” nga Jonida Vokshi. Ajo ka ftuar një kast artistësh që kishin luajtur, ndjekur, apo edhe organizuar shfaqjen. Një ndër të ftuarit ishte aktori, regjisori dhe profesori Alfred Trebicka. Ai rrëfeu se i dashuruar me teatrin, ka qenë prezent në 60 shfaqjet e para të “Pallatit 176”. Trebicka tregoi se nga shfaqja në shfaqje kishte detaje e batuta, që shtoheshin e ndryshoheshin. Një prej tyre është edhe një batutë, që sot e kësaj dite përdoret ende. I madhi e i ndjeri Roland Trebicka ishte një konsumues i rregullt i duhanit dhe ndizte cigare në kohët e pushimit, por edhe gjatë shfaqjes, siç tregoi edhe Alfredi. Në një prej momenteve ku i përfundonte batuta e do dilte nga skena, shikon që ka harruar paketën mbi tavolinë. Kthehet me shumë origjinalitet, merr paketën dhe bën batutën e famshme me të birin në rol, “T`i marr dhe këto se ke filluar m`i pi natën”.
Kjo ka qenë vetëm një prej batutave origjinale, që Rolandi ka dhënë nga vetja!
Intervista për “Pallati 176”:
Link: https://youtu.be/HOkU5-sryuw?t=1h24m56s