Ky është Ferris dhe Margaret Romaire, kanë festuar sot përvjetorin e tyre të 70-të të dasmës. Ata janë shumë të emocionuar dhe të ngazëllyer që po ndajnë historinë e tyre të dashurisë sa të bukur por aq edhe të trishtë.
Ferris është 90 vjeç, Margeret është një vit më e re se ai pra 89 vjeçe. Ata u njohën në ambjentet e shkollës, ranë në dashuri dhe u martuan në vitin 1946. Megjithatë gjëja më e habitshme nga martesa e tyre, nga festa dhe nga të ftuarit është që ata nuk kanë asnjë fotografi të vetme nga kjo ditë e veçantë, sepse askush atëherë nuk ka patur një aparat fotografik.
Kjo është edhe arsyeja që pse pas 70 vitesh ato ndërmorën një vendim shumë të rëndësishëm që të bënin fotografinë e tyre të parë të dasmës. Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite e tashmë ata nuk janë më të rinj kjo gjë nuk i ka penguar që të vishen, të rregullohen dhe të bëjnë foto të cilat duhet të ishin bërë para 70 vitesh.
Me anë të këtyre fotove ne shikojmë dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin, çdo gjë duket shumë bukur.
Burimi i fotos: © rawpixel.com https://www.pexels.com/photo/adult-bride-celebrate-celebration-388238/