0
0
Arilena Ara, pas suksesit në “Kënga Magjike” ka qenë e ftuar në programin e Rudinës. Ajo ka folur aty rreth karrierës dhe detajeve që lidheshin me të. E ka nisur herët impenjimin në muzikë me pjesëmarrjen e saj në “Gjeniu i vogël”. Më pas konkurroi në “X Factor”, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Rudina e pyeti Arilenën edhe rreth humbjes së të atit, që kishte ndodhur një muaj përpara pjesëmarrjes së saj në “X Factor”. Ajo rrëfeu se i ati ishte një shtysë shumë e madhe për të, për të kënduar të skena të mëdhaja. Arilena u shpreh se realizoi amanetin e tij, duke hyrë në botën e artit dhe ndoqi gjithashtu pasionin e saj.
Intervista te Rudina:
Link: https://youtu.be/bjdy8mNr7pc?t=11m11s
Burimi i fotos: Klan Tv