0
0
Gentian Gojani ka publikuar pak ditë më parë një projekt të titulluar “Sundimtare e dashurisë”. Kënga rrëfen historinë e dashurisë së një çifti dhe përgjatë videoklipit djali i dashuruar i dhuron të dashurës një libër të titulluar “Sundimtare e dashurisë”, e të shkruar nga Dhimitër Xhuvani.
Në fakt këngëtari i ka menduar me detaje elementët e klipit dhe ka krijuar e stampuar enkas për këngën një kopertinë libri me këtë titull. Autori i tij i preferuar është Dhimitër Xhuvani, por që nuk ka shkruar realisht një libër në këtë titull. Gjithçka është vendosur në funksion të projektit, që ka ardhur në një formë perfekte. Të gjithë komponentët janë harmonizuar dhe kanë sjellë “Sundmitare e dashurisë”.