0
0
Rudina Dembacaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, mëngjesin e sotëm. Prindërit e rinj e kanë pagëzuar vajzën me emrin Viktoria. Bashkëshorti i aktores, Aleksandër ka lajmëruar me një mesazh telefonik të gjithë miqtë dhe të afërmit dhe këtë mesazh ia ka dërguar edhe bashkëshortes së tij automatikisht.
“Sot lindi një engjëll që na dha emrin familje! Viktoria Varfaj është e bukur dhe e shëndetshme si mami Rudi. Përqafime Aleksandër Varfaj”, shkruhej në mesazhin e tij. Rudina nuk e ka lënë pa përgjigje këtë mesazh, duke shkruar: “Aty isha zemër“.
Rudina është entuziazmuar nga përmbajtja e mesazhit dhe nuk mund të mos e bënte publik.