0
0
Eni Çobani është një nga mikeshat më të ngushta të Ardit Gjebreas. Ajo është bashkëpunëtore e tij prej disa vitesh, për shkak të rubrikës “Shihemi në gjyq”, që realizon për çdo javë në programin “E Diela Shqiptare”. Bashkëshortja e Ardit Gjebreas punon gjithashtu për këtë program, por vetëm se qëndron pas skene.
Me rastin e festave të fundvitit, stafi ka organizuar një mbrëmje, në të cilën Eni dhe Anila kanë qëndruar pranë. Në një foto të të dyjave Eni ka shprehur edhe opinionin e saj rreth Anilës.
“Me Znj. Anila Gjebrea rregullatorja dhe qetësia e familjes E Diela Shqiptare”, ka shkruar Eni.
Mikesha dhe bashkëpunëtore:
https://www.instagram.com/p/BOjd_E_jSSk/?hl=en