Home Lifestyle Sekretet e bukurisë të Princeshës Diana
Sekretet e bukurisë të Princeshës Diana
0

Sekretet e bukurisë të Princeshës Diana

0
0

Princesha Diana e cila njihej për bukurinë e saj që në vitet ku nuk kanë qënë të përhapura operacionet plastike sikurse në ditët e sotme, megjithatë ajo e kishte gjetur sekretin e bukurisë nëpermjet kozmetikës si për flokët ashtu edhe për fytyrën e trupin.
Ç’do gjë në të ishte e bukur sikurse nga brënda e jashtë dhe gjithmonë Princesha Diana për ç’do dalje të saj në skenë ose në televizon të mahniste me pamjen e saj të kuruar.
Por në krahasim me ditët e sotme ku shumica e femrave nuk kanë një bukuri 100 % natyrale dhe kjo falë operacioneve plastike, Princesha Diana ishte natyrale dhe perfekte për moshën dhe vitet që jetoi. Por kjo përsosmëri e kishte një sekret.
Për të zbuluar më shumë rreth sekretit dhe trukeve të bukurisë të Princeshës ju sugjerojmë të lexoni me vëmëndje artikullin dhe do të kuptoni edhe përsosmërinë në pamjen e Princeshës.

1) Ajo ndiqte një rutinë ç’do ditë
Princeshe Diana kishte një lëkurë shumë të shëndetshme dhe për të arritur këtë gjë ajo kujdesej ç’do ditë me produktet mbrojtëse pra ndiqte një rutinë të përditshme për të arritur rezultate me pastrimin, tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës.

 

2) Gjithmonë i bënte orët e plota të gjumit
Gjumi gjithashtu ishte një nga sekretet e bukurisë së Princeshës Dianës e në fakt nuk është për tu habitur pasi mungesa e gjumit shkakton që lëkura të duket e zbehtë dhe të dhuron një pamje të lodhshme gjatë ditës. Gjithashtu mungesa e pagjumësisë shkakton stresi edhe ky është një nga faktorët që sjell lodhje.

3) Ajo bënte çdo gjë me program
Princesha nuk lejonte kurrësesi të bënte gjërat të cilat do e dëmtonin atë nga paraqitja e jashtme dhe një nga gjërat e rëndësishme ishte që Diana nuk konsumonte duhan pasi pirja e cigares dëmton dhe plak lëkurën tuaj.

4) Make up
Sekreti i përsosmërisë në paraqitjen e jashtme të Dianës ishte sepse ajo asnjëherë nuk e egzagjeronte me tualetin, përdorte gjithmonë në masën dhe ngjyrat që i shkonin më shumë.

5) Sekreti i bukurisë edhe tek modeli i flokëve
Një tjetër detajë shumë i rëndësishëm në bukurinë e Princeshë Dianës ishte edhe modeli i saj i veçantë i flokëve, ajo gjithmonë ka qënë kundra modeleve të asaj kohe dhe gjithmonë ndërrmerte “rreziqe” tek ngjyra dhe modeli i flokëve.

 

Burimi: http://www.goodhousekeeping.com/beauty/a42029/princess-diana-beauty-secrets/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BP0pUDjAZlC/?taken-by=kensingtonroyal&hl=en