0
0
Iva Tiço është një figurë e njohur televizive. Ajo ka pasur edhe shpesh rolin e jurisë në kompeticione të ndryshme televizive dhe për këtë arsye publiku e njeh mirë atë. Megjithatë disa pasione të sajat mund të mos i dijë çdokush. Iva ka rrëfyer e ftuar te Rudina se gatimi dhe veçanërisht ai i biskotave dhe ëmbëlsirave është një prej pasioneve të saj. Ajo këto biskota që gatuan i vendos edhe në bredhin e Vitit të Ri.
Një tjetër pasion i saj është edhe i qëndisuri. Shtëpia e saj është e mbushur me piktura të cilat ajo i ka bërë vetë, duke i qëndisur me kryq. Iva ka treguar se qëndisja e ndihmon atë, për të medituar dhe reflektuar.
Për të kuptuar më shumë e për ta njohur më tepër ndiqni intervistën: