Home Lifestyle Që kuzhina juaj të duket perfekte gjithmonë – Ja kush janë ngjyrat që duhet të përdorni
Që kuzhina juaj të duket perfekte gjithmonë – Ja kush janë ngjyrat që duhet të përdorni
0

Që kuzhina juaj të duket perfekte gjithmonë – Ja kush janë ngjyrat që duhet të përdorni

0
0

Të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm që vendi më i çrregullt në shtëpinë tonë është kuzhina. Gjithmonë që të mundohemi që të duket çdo gjë në vendin e vet përsëri aty bëhet shumë shpejt rrëmujë.
Prandaj në këtë artikull do i dedikohemi totalisht kushinës se çfarë ngjyrash duhet të përdorim për kuzhinën tonë që ajo gjithmonë të duket në formë të mirë dhe ne të kemi më pak dhimbje koke sa herë shikojmë kuzhinën.
Zbuloni se kush janë ngjyrat më të bukura për kuzhinën tuaj:

1) E gjelbër

Për një kuzhinë të thjeshtë dhe të bukur mund të përdorni ngjyrën e ëmbël që është e gjelbra. Gjithashtu ju sugjerojmë edhe një tavolinë në formë ishulli në kuzhinën tuaj do ju thjeshtonte sa më shumë punën.

2) Blu e zbehtë

Kjo ngjyrë nuk mund të jetë ngjyra në modë por është me të vërtet një nga ngjyrat më të lehta për kuzhinën tuaj. Për të gjithë ju të cilët nuk ju pëlqejnë ngjyrat e ndezura kjo është perfektja.
Gjithashtu ju sugjerojmë që pranë sobës së gatimit të shtoni edhe disa sirtarë të vegjël si në foto për të ju mënjanuar rrëmujën e madhe që krijohet në kuzhinë.

3) Gri e errët

Kurse për ju që pëlqeni ngjyrat e ndezura në kushinë ju sugjerojmë këtë ngjyrë gri të errët sepse gjthmonë kësaj ngjyre nuk i del moda.

4) Roza

Ajo nuk është shtëpi e ëndrrave të Barbit. Edhe ju mund të keni një kuzhinë në këtë ngjyrë të ëmbël. Pse jo gjithçka është e mundur!

5) E kuqe e gjakut

E kuqja është cilësuar si një ngjyrë klasike për zonën e ngrënies sepse stimulon oreksin dhe bisedat mes familjes pra ajo është zgjidhja ideale për ju që jeni të dhënat pas bisedave të gjata dhe pas ngrënies së ushqimit të shijshëm.

6) Qershia e drurit

Nëse ju jeni të apasionuar pas drurit dhe ngjyrës së qershisë atëherë ju sugjerojmë që të veproni në këtë mënyrë me kuzhinën tuaj. Do dali në formën perfekte!

7) E verdha

Këto janë ngjyrat e gjalla për një kuzhinë plot me dritë dhe shkëlqim

Burimi: http://www.goodhousekeeping.com/home/decorating-ideas/tips/g1644/colorful-kitchens/?slide=1

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/apartment-architecture-ceiling-chairs-271647/