1. Home
  2. ShowBiz
  3. ‘Nxehet’ Fiori Dardha: ‘E gjithë kjo situatë ta shpif’
‘Nxehet’ Fiori Dardha: ‘E gjithë kjo situatë ta shpif’
0

‘Nxehet’ Fiori Dardha: ‘E gjithë kjo situatë ta shpif’

0
0

Shprehjet “zemra”, “shpirti”, “ylli”, apo çdolloj përkëdheljeje tjetër janë prezente në përditshmëri. Të ndjera, apo të pandjera, me vetëdije, apo për inerci, me sinqeritet, apo për servilizëm ato thuhen e dëgjohen disa herë gjatë ditës. E gjitha kjo siç duket e shqetëson moderatoren e programit investigativ “Boom”, Fiori Dardha. Ajo ka shkruar një status të gjatë dedikuar VIP-ave, të cilët e përdorin këtë fjalë për të zënë një kopertinë, për të marrë një ftesë programi, apo për favore të tjera. “E gjithë kjo situatë ta shpif”, shprehet moderatorja midis rreshtave.

Për më shumë ky është i gjithë statusi i saj:

Nuk mund te jene te gjithe "ZEMRA"! 🙈🙈🙈🙈🙈 "Ylli – Shpirti – Zemra – Sa i/e mire je" – degjojme shpesh personat publike t'i drejtohen njeri-tjetrin e me te kthyer krahet shperthejne "Aman, se nuk e duroj dot! – Kur ben edhe kjo/ky qe s'ben nje lek! – Uh, duhet te kete ndonje 'sponsor' se u be njeri kjo"! 😉😉😉 E gjithe kjo situate ta shpif! Hipokrite qe te vrasin naten e te qajne diten! Personazhe publike qe jane te gatshem te shkelin edhe mbi kufoma per te arritur qellimet e tyre e nderkohe shiten si shenjtore! "YLLI" per nje dalje nje TV! "SHPIRTI" per te siguruar nje ftese neper emisione. "ZEMRA" per te kapur nje kopertine (megjithese ne ditet e sotme nje kopertine mund ta blesh). Nuk mund te na pelqejne te gjithe e te pelqehemi nga te gjithe! Nuk mund t'i duam te gjithe e te na duan te gjithe! Preferoj qe "armiqte" e mi t'i kem publike, duke e thene hapur mendimin tim, pa i puthur perballe e derdhur mllef pas kraheve, sic ndodh rendom. Kaq vite ne TV me kane mesuar qe sa me shume "ZEMRA" te degjosh, aq me i madh eshte inati. Lum kush suksesin e tij ia ka besuar punes e talentit dhe jo daljeve neper kopertina, portale, servilosjes, lepirjes e shtirjes.

A photo posted by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Link: https://www.instagram.com/p/BPfNXyHAuH0/?taken-by=fioridardha