0
0
Pak muaj më parë aktori dhe regjisori Laert Vasili u sulmua pas shpine. Ai deklaroi në atë kohë se nuk ndodhej në konflikt me asnjë njeri. Mbrëmjen e djeshme makina e tij ka shpërthyer nga flakët. Mendohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i brendshëm elektrik. Megjithatë ngjarja është nën hetim.
E rëndësishme është që në momentin e flakëve makina ka qenë e parkuar.